Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritAndris Lleskai-Vrasësi që me Dashuri egzekutoi Babain e të dashurën

Andris Lleskai-Vrasësi që me Dashuri egzekutoi Babain e të dashurën

Vrasësi që me Dashuri egzekutoi Babain e të dashurën

A djalosh, djalosh-djalosh!

Kape kafkën me duar,

atë kokë që ke krejt bosh,

tragjedia sapo ka filluar,

kë tjetër mund të fajësosh?!

Veçse veten… veten djalosh!

Babai të vrau të fejuarën,

ta bësh me faj mos guxosh!

Duhet tia njihje të menduarën,

psikikën ballkanike në qosh.

Të paktën Ai u tregua burrë,

bëri atë që kish’ thënë më parë,

nuk ndryshoi fjalë e as lëkurë,

për turpin e vet vari veten në litar

siç dikur vriteshin kurvat me gurë.

“Të vrasësh një femër është turp!”

Ky është zakoni ndër shqiptarë.

Dhe s’kishte frikë të bënte burg

por trembej nga një fyerje a fjalë

se s’dinte ta hante turpin me bukë.

Ti ushqehu me të, mbushe barkun,

se je fajtor djalosh, fajtor je, posi!…

Si arrite të mos e njihje plakun?!…

Si nuk e njohe atë mut-psikologii?!…

Si pasojës vetë ia qove shkakun?!…

Djalosh, ku kuptohet fjala “Dashuri”?

Kush do të ta kuptojë sesa e doje?!…

Kush do ta dijë sesi prej saj ndiheshe ti

kur diku tjetër me të bashkëjetoje?!…

Djalosh, dashuria është një tragjedi:

Romeo e Zhuljeta, nga fise në hasmëri;

tek Katedralja e Parisit nga Viktor Hygoi

Esmeralda cigane me Fuebon në fisnikëri;

as vetë Shekspiri anglez nuk e pranoi

Desdemonën e bardhë me Otellon e zi;

tek ne kemi dhe plot tragjedi të tjera:

per ne është turp kur gruaja ndan burrin;

kur një burrë plak martohet me të reja;

zbaton të Drejtë Familjare por jo kanunin;

kur një beqar zgjedh të martohet me të veja;

turp është të martohesh me dikë me fëmijë;

me dikë që në fis e ka ndonjë llagap a njollë;

turp quajnë kur femra merr mashkull më të ri;

turp martesa me dikë me prindër të pashkollë;

e disa thonë: kur gruaja nuk ka cipë në virgjëri.

Vrave babanë e të dashurën! – do dëgjosh.

Vetëm vetes, vetes seç ia more bojën…

Tani ngado që të vesh, e të shkosh:

– Pse bashkove shkakun me pasojën?!…

Pse djalosh?!… Aaaa… djalosh-djalosh!

Babanë që si Juda ta vari veten në pemë

patjetër që e kuptoj djalosh, unë e kuptoj

atë mentalitet të brumosur, moral të rremë,

por që as ti, as askush s’mund ta ndryshojë,

nëse pareshtur përpiqemi, veten gënjejmë.

Kurse ti, ti për mua je krejt i pakuptueshëm,

jo se le gruan me 1 e more atë me 3 fëmijë

por kur dështoi bashkëjetesa, pse dhunshëm

vajte e ia qove babait patriarkal në shtëpi?!…

Një babai me një karakter të palëkundshëm.

Në çfarë pozicioni e vendose të shkretin…

Çfarë do u thoshte miqve ku qe krushk?!

Si do të ishte Ai në raport me “miletin”?!…

“Ndau rënë me fmi për buçe me 3 kolopuçë!”

-Ishe ti që duhet ta ndaje muhabetin!

Ishe ti djalosh, që duhet ta parandaloje,

dhe flas për ty, e për çdo të ri në injorancë,

e di, sikur në një vend tjetër ti do të jetoje,

do kishte urdhër mbrojtje, 300 m distancë,

që shtëpisë së Babait, as të mund t’ju afroje.

Tani ke kohë ti kujtosh fjalët e plakut,

“S’mund të fusësh në Familje me zor!”

Pije një kafe, një gotë raki rrëzë oxhakut,

shih Mamanë transmetuar në çdo televizor

tek me fshesë në dorë, fshin njollat e gjakut.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT