Sunday, August 10, 2025
BallinaVitrina e librit--Dilemë gruaje-- Bujana Xhindolli

–Dilemë gruaje– Bujana Xhindolli

E ngrata grua!
Nga dilema erdhi
me dilemën jetoi
mes faqe malesh
buzë lumit zvargur
me këngë mëllenje
zbuti mal e shpirt
në ditëdasmën e saj
ajrin e maleve veshi vello
lulemali vuri gushës gjerdan
E mira grua!
Lutje maleve dërgoi
për vocrrakët
për filizat që rinuan kullë e mahi.
E shtrenjta grua!
dheun në tokë ktheu
kah diellit
ndriçoi kullat ndër male
nginji urinë qytetase.

E bukura grua,
sa shumë e deshi dilemën e saj!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT