Nuk ka vend absurdi
që nuk e mendova me Ty..
Aq sa,as Ti
nuk mund ti mendoje me Mua…
Dhe prita vetem pak,
pak më shumë në anijen e reve.
Sinqeritetin e skalitur vrazhdë
në rrezen e diellit..
Vrastare kjo delikatesë
deri ne përdëllim.
E sytë i kyça në sunduk,
më mirë kur shikojnë verbër.
Dhe bisedoj duke ulëritur hënën
Do vdisja, e pikturuar për Atë.
Në këtë errësirë…
E kuqe e zjarrtë sot kjo verë.
S’është më rozë si dikur,
si dje.
Ta provojmë njëherë!
Është e vjetër,
pohoi garsoni.
Ndoshta,
jo më shumë se ne…
gota e parë…?
Porta e cila na lejoi
të hyjmë tek njëri-tjetri
me fjalë e përsëri fjalë.
Anohet nga purpur e dyta,
ndoshta nga sytë e mbushur gjysëm
dhe me bulza puthjesh…
Më kape dorën e buzëqeshe,
shpirtrat të tretur
në një mendim të vetëm.
Duke u pare në sy.
u prekëm, u puthëm
në ato gota.
Dy zemra që rrahin si një
nën ritmin e trokitjes së gotës sonë.
Tjetra ngeli diku
harruar në cepin e tavolinës,
askujt nuk i duhej…
E lamë pas këtë natë,
këtë ditë, dhe këtë datë.
Sa keq që s’u ulëm në re!
Unë nuk isha, po e mbaj mend,
që orët e natës i coptuam,
duke treguar përrallën tonë.
Heshtja, zgjaste dhimbjen sa dekadë.
Digjeshim si cigare pa hi..
Për çfarë s’thamë,
e prapë fushat tona manjetike
nuk u interferuan,
si rrezet e diellit qe nuk bashkohen
kurrë me njëra tjetrën.
Lotët e hënës i shkrijnë shpirtrat tanë.