Monday, August 4, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poeten Marigona Kelmendi

Çaste poetike me poeten Marigona Kelmendi

Unë nuk i deshta

Nuk deshta me i mbajtë thërrimet

Ani pse jetoj me detajet e ikjes

Vathin në vesh e mbaj pa hile

Kulles pa frengji nuk kam terr

Mbylle e nise ditën e huaj

Se kalitja jote nisi me faljen

Fallit nuk i besova kurrë

As syve që panë botën autobanit

Mere anën e djathtë

Se dikur do i japësh krejt

Çka koha nuk t’i jep dot

Pse të dua Pranverë

Me ty

Pa ty

Sikur Ty

Nuk gjej

Në udhën time

Plot jetë

Je jeta ime

Ai qiriu im i shuar

Tek ndritë sofren time

Behar dhe një pellemb toke

Ne ty

Pranvere

Pushon bota

Jeta

Dhe

Emri im

I munguar

Streha e frymës

Rrethi para shtëpisë tënde

t’i ngatrron rrugët

Çka do të thotë me i nda udhët?

mos me u taku as në ëndërr!

Fluturat e kaltra më dolën nga barku

i pashë në sytë e tu plot mallë

në sytë që kurrë fluturat e kaltra nuk i panë!?

Të këndosh si zemra jote gur

do të thotë kënga i ka dy mijë vjet histori

Me ik dhe me ndejt atypari

do të thotë mungesa e të pranishmës

që rritë trungun e gjethit tonë

jemi vonuar në takim plot një brez!

Të lëshosh fryte gjaku

do të thotë të lindësh njeri

ose të bësh pemë shege

E unë më e lumtur nuk isha dje

që do të thotë nuk do të jem as sot

nesër është shuma e së shkuares

që mund të matet me mërzitjen!?

nëse ti je në stuhi e unë qeshi

nuk do të thotë

se jam e lumtur pa ty?!

unë qesh qe ti nuk e di

se mungesa jote për mua është stuhi

nga e cila dua të strehohem në ty!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT