FRESKI ARBËRORE
Endem përgjatë Drinit
herë i bardhë e herë i zi
ndjehem pastërt shqiptar.
Ca dallgë nga jugu më freskojnë
një erë nga veriu më pushton
është kjo e ëmbla Arbëria jonë.
Takoj një vëlla nga Korça
sa ëmbël ai më flet shqip
dhe motra nga Shkodra
ca fjalë hedh në dritë…
Në mbrëmje të gjithë bashkë
këngë e valle shqipe jehojnë
një zë arbëror e dëgjojmë
Duani e ruani këtë tokë…