Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritÇaste poetike me poetin Ramadan Xhinovci

Çaste poetike me poetin Ramadan Xhinovci

KOHË TË PRAPSHTA

Gjashtëdhjetetetë pranvera i mbusha,

me sa tatëpjeta e me sa teposhta,

as edhe njëhere t’qet shpirtin se pata,

e tash n’pleqëri u mbushur krejt gota.

Nga lufta e madhe ner Jugosllavi mbetem,

t’padrejta e shtypje kishim në çdo hap,

as me shtetin amë puna mbar s’na shkonte,

bota ish mbush probleme e ndar në blloqe.

Muri i Berlinit e nisi luften e ftoht,

perendim e lindje shiheshin permes tytave,

popujt e vegjel ishin mbetur si ma keq,

veqanrisht shqiptaret ner Jugosllavi mbet.

Lufta e ftoht ma në fund në arhiv shkoi,

Muri i Berlinit u prish deri në themel,

Jugosllavija si pjell sllave që na ishte,

t’ligat na i muar, shkoj në pakthim.

Kot menduam se bota në paqë do jetoj,

lugatet e t’kaluares u ringjallen perseri,

Kina n’laboratore krijoj Covidin 19-të,

duke rrezikuar boten me një pandemi.

Tani kur Rusia na u ringjall perseri,

me apetit t’vonuar mundohet m’u pertri,

mbretërinë sovjetike si e kishim dikur,

me luftë e terror gjithëandej me e shtri.

Paqëja në botë kurr ma n’rrezik s’ka qen,

me keto apetite të këtijë Cari Rus të ri,

per ma shumë faj ka edhe vet perendimi,

që dhambet me kohë nuk ia tregoj atijë.

Kot menduam se n’Kosovë do filloi e mbara,

“ujqerit” i nderruam me “qengja” ngjyra-ngjyra,

po leshi e ngjyra nuk po bajkan shumë punë,

“pus” ishin punet, tash “Oqean” kemi perpara.

Neper këto kohë të prapshta e të pa kuptim,

per gjithë keto vite si neper prush dath shkova,

sa shumë murrem n’thua duke u ngritur prap,

po asnjëhere pa ra n’gropë që na ngriste koha.

NË ËNDËRR ME ERDHE

Sonte pa pritë n’ëndërr me erdhe,

këtë takim shumë e kamë pritë,

sa mall t’madh për ty kisha,

un gati shkova këtë pa e ditë.

Nën hije qeparizi duke pushu,

sikur dikur ti përpara m’dole,

o Zot thash: “sa shumë ke hjek”

këtë ftyrë magjike kur e krijove.

Isha n‘siklet nuk dija q’të bëja,

fjalet nga goja mi morri era,

rrija i shtangur duke t’shiqu ty,

s’mund të flisja po veq belbëzoja.

Po sikur zanë mali leht mu afrove,

me gisht tregues buzët mi l’move,

një puthje t’lehtë pastaj ma dhe,

ashtu si m’erdhe edhe u largove.

Posa u mundova të kap me duar,

si një puhizë mali n’ajr fluturove,

kot hapa duart t’përqafoj me mall,

n’zemer e shpirt keq më përvlove.

Nuk dua n’ëndërr ma të më vijsh,

n’zemer e shpirt keq m’ke lëndu,

eja një ditë kur un duke shkru jam,

poezinë ma t’bukur du me ta kushtu.

KUR BIE PERDJA

Fundi i aktit të shtatë,

perdja filloi të bije,

u fiken dritat pa pritë,

qetësi varri rreth meje.

Erdhi fundi…,

dikush tha me za,

trupin kapen mornicat,

dridhej si thupra n’uj.

Sa me erdhi keq…,

… rreth qetësi e terr,

fundi nuk është i leht,

per lypes as per mbret.

Kur dritat prap u ndezen,

e perdja ajo u rihap,

mornicat n’zjarr u kthyen,

askush ul nuk mbet.

Ovacione e thirrje “bravo”,

thyen qetësinë pa pritë,

skena u mbush plot aktor,

nga publiku u mirëprit.

Ashtu si perfundoj drama,

…neper Akte e ndar,

kështu edhe kjo jeta jonë,

e ka fundin e sajë.

Kur fillon t’bije perdja,

sikur në dramen tonë,

…e kur dritat fiken,

çdo gja perfundon.

S’ka ma ndezje dritash,

e thirrje “bravo” me ovacion,

jeta jonë dramë plot akte,

me vdekje ajo perfundon.

Vdekja është ligj natyre,

nuk ke pse me ju frigu,

çdo kush që njëher lind,

k’tij cikli duhet nënshtru.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT