Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Habitore

Rudina Muharremi Beja-Habitore

HABITORE

Nderojmë me fjalë,

me fjalë vrasim,

me një vështrim ngjallim

mbysim me një vështrim,

Me heshtje falim

heshtjen kemi dënim,

meditimi na lind

na plak një meditim,

me mendim prekim

na shtang një mendim,

na zgjon një e vërtetë

një e vërtetë na ngrin,

Plagos një gënjeshtër

Gënjeshtërta, shpëtim….

Një kujtim mbjell dhimbje

jetë mban një kujtim…

Largësi që tkurren

e zgjaten pa mbarim…

Habi, njeriu …!

Kjo qenie mrekulli,

e vetes kundërshtare,

burgosur në një llambë balte

me një flakëz të brendshme,

të vetëdijshme, shumëvjeçare

që pret të ndizet,

e ta ngrohë si dielli

të jashtëzakonshmen brenda nesh,

në këtë botë surreale.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT