Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritLavdi-Marjana Sulejmani

Lavdi-Marjana Sulejmani


Lavdi….
Flakadan asht nez Kosova/
Ushton Prishtina e Gjakova/
Prizreni e Tetova…./
Vajton shpia e dridhet toka/
N’hapsin t’qillit shllynga resh/
Tym e flake ka marr cdo shpi/
Nga katili Serbi zi…/
Per vatan luftojn djelmoshat/
Se ky trull ka lind trima/
Qe luftojn per Pamvarsi/
Vajtojn nanat Kosovare/
Ofshajne per humbjet djaloshare/
Diku n’Tetove n’shpin sojnike/
Dite e vrante e dite e gjamte/
Nan Mamudies i vjen mandata/
Djali saj ma nuk jeton…/
E dha jeten per vatan/
Dhimje madhe nguli rraje/
N’gjame te zeze e mushi shpine/
Der n’kup t’qillit m’rrin ofshama
Per ket trim e per ket djale/
Vajton nana pa u ndale/
Afrim o biri jem,ti dhe jeten per liri/
Sot ty nana po t’percjell t’veshun/
Me kostumin e burrnise e t’mulum/
Me flamur t’Pavarsise/
Ne rrudhat e moshes o biri im/
Do t’palos dhimjen n’trishtim/
Kur ne shpi te baj apelin/
Ty ma nana nuk t’numron/
Por dhe vllaznit e shoqni /
Ty me deshmort e tjere/
Do t’ju thrrasim gjithmone/
Lavdi…!!!
Kur nje dite un t’marr rrugen/
E tek ti t’vij o loqka jeme/
Si dhurat n’grushtat e mi/
Do t’sjell dheun me er Kosove!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT