Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritKUR BËRA VERËN TIME

KUR BËRA VERËN TIME

Ah, kur bëra verën time

I zgjodha kokrrat në çdo bistak

Pastaj i shtrydha me buzën time

Dhe bëra verën mjaltë e gjak

Dhe vera vlon e ëndërron

Si lëng rubin si qiell në flakë

Dhe buzën tënde po kërkon

Buzën tënde mjaltë e gjak

Të pret e pyet a do vijë

Dhe do pres akoma pak

Po s’erdhe dheu do ta pijë

Verën e buzës mjaltë e gjak

Poezi nga Syhejl Havolli

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT