Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritS'DI TË JETOJ PA DASHURI

S’DI TË JETOJ PA DASHURI

S‘DI TË JETOJ PA DASHURI

Njerëzit që dua fort,

Më paragjykojnë më shpesh

Më lëndojnë shumë,

Jo rrallë e ndjej veten njeriun më pa fat,

Mblidhem si kërmill,

Brenda guaskës së jetës sime,

“Të mos bëj gabime!”

Ç’të liga mund të bësh me dashuri,

O njeri!

Qëndroj…

Shpirtit i bëj skaner,

Sytë shqyej të dalloj ndonjë njollë ligësie,

Dalloj vetëm plagët e mia prej fatkeqësive,

Që dashuria ndaj jush prodhoi…

Më falni,

Që u desha pa hipokrizi…

Pa interes,

U desha,

Se s’di të jetoj pa dashuri!

/ZYBA HYSA/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT