KUR TË THIRRA NË KOHË
Kur të thirra në kohë
m’i fale stinët.
Kur të thirra në stinë
m’i fale frutet.
Kur të thirra në frut
ma fale shijen-lindjen.
Kur i pranova të gjitha në kohë
mbeta i dehur:
edhe pa ty,edhe me ty
kohë e djallëzuar gjithnjë.
Poezi nga Maxhun Osmanaj
