Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritEMIN Z. EMINI: SONET I PAKRYER

EMIN Z. EMINI: SONET I PAKRYER

më deshe aq fort të desha pafundësisht
çerep i dashurisë mori flakë e zjarr
diell e planete flladisje me qerpikë
të digjem desha për beli kur të marr

buzëzjarret mbi trup m’i derdhje kuçedër
pastaj më përmbyte tallazeve në det
me këmishën e natës më lidhe të çmendur
i çmendur qesh’ pas teje ndaj s’e pata dert

natën ra një mjegull e dendur e hirtë
petalet e gonxhes s’u çelen më në ag
para këpucëve të saj kënga dha shpirt

hiri i mallit bërë është pluhur kozmik
as jashtë as brenda kam mbetur në prag
siç toka ndjek diellin ashtu s’më lë të ik

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT