Peisazh Venecian
(Adria )
Kanali i madh çan mes shtēpive
Pastaj papritmas bēn njē kthesē
Skafet e lodhur nē limane
Pērkunden lehtas si lavjerrs
I etur ajri edhe lumi
Por dhe kēta zogj qē ngjiten varg
Kētu ka ca kohē , qē shirat s’duken
Dhe malli i tij ndihet qē larg
Njē grup pēllumbash rrahin krahēt
(Ndonjē mē ulet dhe mbi dorē )
Tē ma bēj mē dehēs kētē ajēr
Dhe kētē çast mē pranveror
.
Dhe pse se njoh kētē qytet
S’mē duket vetja i vetmuar
Ka disa vende qē njeriut
I bēhen miq krejt pa kuptuar.
Kitara e erēs nēpēr drurē
Dhe kjo kēmbanē e kishēs pranē
Nga gjumi zgjon mbretērit etruskē
Dhe gjithē luanēt Venecianē
Portrete ditēsh dhe peisazhesh
Nē gjoksin tim hyjnē pa u ndjerē
Unē zakonisht nuk bēj shumē foto
Po kētu .. nuk ngopem asnjēherē
