BallinaSportTalenti kosovar merr ftesën e madhe, Erblin Osmani pranë ekipit të parë...

Talenti kosovar merr ftesën e madhe, Erblin Osmani pranë ekipit të parë të Bayernit

Një tjetër lajm i rëndësishëm vjen për futbollin kosovar, pasi talenti 17-vjeçar Erblin Osmani është ftuar nga trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, për t’u stërvitur me ekipin e parë të gjigantit gjerman.

Osmani po konsiderohet si një nga talentet premtuese të futbollit kosovar, ndërsa tashmë ka bërë edhe debutimin me Kombëtaren e Kosovës.

Sipas Dueli Sportiv, talenti kosovar mund të jetë edhe në listën e lojtarëve të Bayern Munichut për ndeshjen e radhës në Bundesliga ndaj Augsburgut.

Ftesa për t’u stërvitur me ekipin e parë përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e 17-vjeçarit.

Nga fanella e Kosovës te stërvitjet me kampionët gjermanë, Osmani po përjeton një ngjitje të shpejtë në futbollin profesionist, pavarësisht moshës së tij të re.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT