BallinaVitrina e libritJeta Bushi-Trak-Truk në Kujtime!

Jeta Bushi-Trak-Truk në Kujtime!

Trak-truku i lehtë, trokiste mbi xhama,
Tetori erdhi , me shiun sërish,
Në vatër ku zjarri ndizej me … flaka,
Si atëherë… në kohë gjyshrish!

Mbi sofër, si dëborë, mielli zinte vend,
Nga zëri i gjyshes, që dhomën pushtonte
“Ejani o fëmijë, me duar e me mend,
Se ky byrek tetori, askund nuk ngjashmonte!”

xhezveja mbi prush që ëmbël fshinte vetminë,
Aromë e byrekut që pragun pushtonte!
Ajo dorë e shpirtit që shtronte historinë,
Pasurinë më të madhe mbi supe na dorëzonte.

Jashtë binte rrebesh, po shiu s’na trembte,
Brenda kishte jetë, kishte gaz e shpresë,
Çdo dorë e vogël, brumin po e ndjente,
Mbi sofrën e vjetër, me plot kureshtje.

S’ishte thjesht një petë, as thjesht një traditë,
Ishte shpirti i gjyshes që s’vdiste asnjëherë!
Që përmes kujtimesh na ngroh edhe sot ditët,
Dhe tetorin e ftohtë e kthen në pranverë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT