Tufë luledele
Do t’i mbledh ca lule dele nëpër fushë e në lëndinë
Të ti bëj kurorë mbi kokë e të flas për dashurinë
E të them të mbyllësh syçkat të më ndiesh pa shikuar
Sa të vizatoj mbi trup sa me gisht e sa me duar.
Të ma ndiesh frymë të shpeshtë edhe zëmrën kur më rreh
Shtrirë lëndinës kur ca zogj plotë zhurmë shkojnë me hare
Rrahin krahët, cicërijnë, e këndojnë një këngë të rrallë
Sa të puth pakëz në faqe, dhe në buzë edhe në ballë.
Sa të dalë diell i mesditës të na shohë me kërshëri
Të na ngrohë e të na lajë me ca rreze ngjyrë flori
Të na gjej shtrirë nëpër fushë të pafrymë e të pagojë
Edhe tufë me luledele të shpërndarë të numërojë.
