BallinaSportZhegrova është fenomen, thotë ikona italiane

Zhegrova është fenomen, thotë ikona italiane

Ish-sulmuesi i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka vlerësuar lart cilësitë e Edon Zhegrovës, duke e cilësuar yllin e Kosovës si një futbollist të jashtëzakonshëm, i cili mund të bëjë diferencën në fushë.

Ravanelli ka treguar se ka biseduar personalisht me Zhegrovën, duke i kërkuar që paraqitjet e mira në stërvitje dhe me fanellën e Kosovës t’i përsërisë edhe në ndeshjet me Juventusin.

Sipas ish-sulmuesit italian, talenti i Zhegrovës nuk vihet në dyshim, ndërsa çelësi për të arritur nivelin më të lartë është vazhdimësia në paraqitje.

“Kam folur me të dhe i kam thënë se është fenomen. Ajo që bën në stërvitje dhe me Kosovën, duhet ta bëjë edhe në ndeshjet për Juventusin. Nëse arrin të jetë i qëndrueshëm, është lojtari më i fortë dhe ai që i vendos ndeshjet”, ka deklaruar Ravanelli.

Me këtë vlerësim, ish-sulmuesi i Juventusit ka shprehur besimin se Zhegrova ka cilësitë e nevojshme për të qenë vendimtar, nëse arrin t’i shfaqë ato rregullisht edhe në ndeshjet zyrtare të skuadrës torineze.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT