Liverpooli ka triumfuar në finalen e Kupës FA, aty ku mposhti Chelsean. Si zakonisht, ndeshja u zhvillua në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp fitoi pas ekzekutimit të penalltive, shkruan Gazeta Express.
Koha e rregullt prej 90 minutave u mbyll baras dhe pa gola. Pa gola u mbyllen edhe vazhdimet, duke lënë që gjithçka të përcaktohet në penallti.
Në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan “Të Kuqtë”, të cilët fituan me rezultatin 5:6.
Për Liverpoolin është hera e tetë që e fitoi trofeun e Kupës Fa
