Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritMOS E PASTË NJERI KËTË FAT!

MOS E PASTË NJERI KËTË FAT!

MOS E PASTË NJERI KËTË FAT!
Mos e pastë njeri këtë fat,
Kështu shkroi poeti kur e shkroi testamentin e tij,
Si një kryq varri mbi kokë.


Ai kishte provuar të gjitha stinët e jetës,
Asnjëherë pranverë, as verë asnjëherë,
Veç vjeshta të vona dhe dimra të gjatë

.
Të gjitha portat e mbyllura,
Për të mos hyrë rreze drite dhe lirije në atë mot me ngrica,
Ç’ dënim fatal!


Veç në poezi kishte mundur të klithte:
Po vdes nga këto pranga që m’ i keni vu mua dhe zanoreve të mia?
Pastaj edhe njëherë i mërzitur kishte brohoritur me trishtim:
Mos e pastë njeriu këtë fat!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT