Monday, August 11, 2025
BallinaVitrina e libritKËNGA E MËRGIMTARIT

KËNGA E MËRGIMTARIT

KËNGA E MËRGIMTARIT
Drejt teje jam nisur sot, i mërzitur
me shumë pyetje drejtuar hapsirës
sa me shumë mallë e kam pritur
ditën kur i lumtur do shëtis natyrës


Erdha atdhe i dashur dhe i bukur
me shpresë se do të gjej më mirë
shumë dëshira në vete kam strukur
që do t’i shpreh në Kosovën e lirë.


Nga larg nisem me plagë n’zemër
për vitet e shkuar në tokë të huaj
por thellësisht ruajtja një emër
dhe ende edhe sot me lot e ruaj.


Kosovë me shekuj u dogje,u thave
nga pushtues të ndryshëm mizorë
por,këtë mërgim kurrë se zbrapse
edhe sot rinia bredhë nëpër Evropë


Sa e sa këngë i këndohen mërgimit
sa e sa lot derdhën prej mallëngjimit
e ti Kosovë emër i shkruar me gjak
shumë të shkretuan,të dogjën flakë
Poezi nga Zymer H. Haliti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT