Thursday, January 22, 2026
BallinaSportMilani i afrohet titullit, fiton 2-0 ndaj Atalantas.

Milani i afrohet titullit, fiton 2-0 ndaj Atalantas.

Milani ka regjistruar edhe fitoren e pestë radhazi, duke vazhduar kështu rrugën drejt titullit të kampionit në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli shënoi fitore sonte ndaj Atalantas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të dhe të parafundit.

Ndeshja e zhvilluar në “San Siro” përfundoi me rezultatin 2:0, shkruan Gazeta Express.

Rafael Leao (56’) dhe Theo Hernandez (75’) shënuan golat e fitores për “Rossonerët”.

Milani pas kësaj fitore ka 83 pikë në pozitën e parë, pesë më shumë se Interi i pozitës së dytë. Por, “Nerazzurrët” tani janë me një ndeshje më pak.

Kurse, Atalanta është e teta me 59 pikë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT