Thursday, January 22, 2026
BallinaShowbizKapen MAT, Bora e shoqëron Donaldin në Kosovë

Kapen MAT, Bora e shoqëron Donaldin në Kosovë

E kemi thënë të parët dhe i qëndrojmë deri në fund, Bora dhe Donaldi janë bashkë. Ju do thoni po ç’na duhet?! Dhe ne ju themi se kjo është puna jonë.


Pak ditë më parë moderatorja Zemani reagoi e “shqetësuar” për lajmet fake që qarkullonin në adresë të saj, duke i siguruar ndjekësit e saj se ajo dhe Donaldi (për momentin) nuk kishin asgjë bashkë.

Ama burime për Kryefjala.com bëjnë me dije se Bora nuk dukej aspak e “shqetësuar” teksa shoqëronte me makinën e saj Donaldin në një nga mbrëmjet e tij koncetore në Kosovë. Burimet thonë se e kanë parë çiftin në Morinë, të dy me kapele në makinën që i jepte Bora dhe ku Donaldi ishte pasagjerë. Në kufi janë regjistruar në të njejten kohë në regjistrin elektronik.

Pas tyre ka qenë dy vëllezërit e Donaldit, Romeo dhe Mario si dhe kantautori Elgit Doda. Pra çifti i shumëpërfolur i showbiz-it janë jo vetëm bashkë por edhe të pandarë. Me pak fjalë Borës po i bëhet ëndrra realitet duke e parë Donaldin 24 orë në 24 jo vetëm kur e kishte në Big Brother por edhe tani që e ka në të njëjtin institucion, madje edhe kur e shoqëron në koncertet e tij.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT