Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritSALI BASHOTA-LETËR MIKUT

SALI BASHOTA-LETËR MIKUT

LETËR MIKUT
Ndoshta nesër në mëngjes
Nuk do të pimë kafe në “Time”
Nuk kam kohë
Për ta lexuar dhimbjen time


Mos e merr me vete
Heshtjen tënde të bukur
As librat e fundit të Borhesit
Lëri në tavolinën e durimit


Nëse nuk na shohin nesër
Asgjë mos iu thuaj zogjve
Vijnë ditë të tjera
Për ata që e duan fluturimin


Ndoshta nesër në mëngjes
Nuk do të pimë kafe në “Time”
Megjithatë nuk do të bëhet vonë
As për dhimbjen tënde

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT