Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-Mëngjesi

Valbona Kolaveri-Mëngjesi

MENGJES
Po vijëzon i hollë
me penelin shi
një pikturë abstraksion
me të përhimtën ngjyrë
gri


i lagësht shpirti
tek rrëshqet nën çadër
vetminë
ashtu


llapaçit gjurmët e vetes
udhës
të mbledhë me turr
copëzat e natës
së fjetur rëndë


të varura xhamash
avuj zemre
që s’di ku fle
ta zgjojë me ekspresin ditë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT