Unë dhe liqeni
Sodis bukurinë në ujërat e liqenit
Se vala pasqyrën më përlau
Me shkumën e bardhë do teleis kurorë
Avujt e shkumëzuar mbi flokun t’më vallëzojnë
Fjalën e pa thenë në fund të liqenit e lash
Se rrezja po lodron mbi dallgë
Ylberi do ndal shiun
Rozafës do i falim dhuratë
Valës me rreze do i fal bekimin
Pulëbardhës do i tregojmë rrugën për More
Pasqyrën e jetës do i japim ullirit
Spërkalës s’argjentë do i marr bekimin
Ylberi le ta ndalë shiun idhnak
E shkumëbardha valë le t’vallëzojë mbi liqe
N’buzëmbrëmje faqet do i spërkas
Te kroi mbi Barbanë do ngrehim fole.
