Wednesday, March 18, 2026
BallinaSportNëse Tottenhami kualifikohet në Champions League Antonio Conte do të përfitoj 3...

Nëse Tottenhami kualifikohet në Champions League Antonio Conte do të përfitoj 3 milion euro bonuse

Antonio Conte ka bërë një punë të mirë te Tottenham Hotspur deri më tani, me klubin që gjendet shumë afër kualifikimit në Champions League.

Tottenhamit i duhet një pikë nga ndeshja e fundit e sezonit kundër Norwich City të dielën për të siguruar rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Sipas Times, Conte është afër arritjes së një bonusi prej afër 3 milionë euro, (2.95 milionë saktësisht), nëse skuadra e tij siguron vendin e katërt.

Trajneri italian mori drejtimin e Tottenham Hotspur kur Spurs ishin në vendin e nëntë në nëntor.

Ai ka marrë 53 pikë nga 81 të mundshme dhe Tottenham kapërceu rivalët kryesorë Arsenal në vendin e katërt me fitoren e tyre ndaj Burnleyt të dielën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT