Wednesday, March 18, 2026
BallinaSportLluka Modric dëshiron të luaj edhe disa vite te Real Madridi

Lluka Modric dëshiron të luaj edhe disa vite te Real Madridi

Luka Modric ka thënë se shpreson të luajë edhe për disa vite për Real Madridin, ku synon të përfundojë karrierën e tij si lojtar.“Shpresoj të pensionohem në Real Madrid. Reali është shtëpia ime, ndihem shumë i lumtur në klub, në qytet dhe ndihem shumë i dashur për njerëzit,” tha Modric në Madrid, ku gazeta sportive spanjolle Marca dha çmimin e tyre të quajtur Legjenda.

“Edhe familja ime është shumë e lumtur, ndaj pres të vazhdoj këtu edhe për një vit. Shpresoj ta mbyll karrierën time te Real Madrid”, shtoi ai.Real Madrid ka fituar kampionatin dhe Superkupën e Spanjës këtë sezon dhe do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit pas 10 ditëve.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT