Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritNatasha Ilia- Të lutem mbylle atë kanatë

Natasha Ilia- Të lutem mbylle atë kanatë

Bie shiu si litar me rrëmbim..
Të lutem ..mbylle atë kanatë.
Valë e lumit rjedh me tërbim..
Kjo ditë e zymtë ka shtërngatë..


Në duar..mban një filxhan me kafe,
Era përplas kanatën e dritares,
Shikimin përhumbur hedh nëpër male,
Nuk di po mëndja të( humbi) fare


Përshpërit buza e plasur një fjalë..
Oh kafeja e nxehtë shpirtin të mbledh..
Fjalë dashurie të mërmërin e bardha valë…
Shkumëzon lumi e mllefin në breg derdh…


Kujtimet të lënduan në këtë ditë shiu…
Breshëron shiu i imët pranveror..
Trishtim ndjen në shpirt njeriu..
Parajsë gjen në vetmi qetësi në kraharor


Vrapo valë e zemëruar intaçore shpërthe..
Ti qiell i fryrë ,lësho rrëke shiu balsam..
Ditë e zymtë shpresoj.në të bardhën re…
Ndaj lule të bukura në dritare varur kam…


Përplas egër e shtyn era dritaret,
Stuhia e pranverës lumin marrosi..
Mori përpara ç’gjeti me marifet..
Shpirti dhëmbi e mbijetoj në rërë kurrë se fundosi…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT