Wednesday, March 18, 2026
BallinaLajmeAutobusi nga Kosova që u përplas në Austri: Flasin nga kompania, ja...

Autobusi nga Kosova që u përplas në Austri: Flasin nga kompania, ja nga ishin pasagjerët

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është aksidentuar autobusi nga Kosova ku janë lënduar rreth 20 persona. Ndërsa kanë folur nga kompani autobusit të aksidentuar, të cilët kanë thënë se pasagjerët ishin turist nga Shqipëria.


Lidhur me këtë kanë dhënë detaje nga kompania e turizmit “Armendi Tours ”, të cilit i takonte autobusi i aksidentuar.

Nga kjo kompani kanë thënë për rtv21.tv se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që lëndimi më i rëndë është thyerja e këmbës.

Sipas informacioneve nga Armendi Tours, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ishin turistë nga Shqipëria, ndërkohë që nisja është bërë me datë 18 maj nga Kosova.

Sipas deklaratës nga kompania, në autobus ishin tre shoferë, po ashtu bënë të ditur se në vendin ku ka ndodhur aksidenti Austri/Salzburg ishte duke u rregulluar rruga dhe po funksiononte vetëm një shirit i autostradës.

Ndryshe, 20 persona raportohet se janë lënduar nga aksidenti i ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit në një autobus nga Kosova në Salzburg të Austrisë.

Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë.

Brenda autobusit raportohet se ishin rreth 25 udhëtarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT