Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritIsmail Gashi-Lum miku

Ismail Gashi-Lum miku

LUM MIKU
Nuk është fundi i botës
lum miku përse mërzitesh ti
njerëzit nuk duan t’i shkelin
ferrat me këmbë
s’e dhembja bëhet e padurueshme
të mendohet e para
pa përvjelë mëngët
nuk mund të kalohet lumi matanë
larje e këmbëve me baltë
që janë ndotur prapa
prej maleve burojnë
të gjithë lumenjtë rrjedhin të pastër
po fushës së tyre u çelbet erë
nga një rrjedhë
përsetë e padurimit
të ndalin në mes të udhës
mbyllin shtigje me gurë
lum miku përse mërzitesh ti
nesër nuk dihet
mbase vijon një jetë
mbase e vijojnë dy jetë
mbase e vijojnë tri jetë…
nuk është fundi i botës
toka rrotullohet rreth boshtit të vetë
dhe gjërat…
mund t’i jipen vendit që i përketë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT