Kênga qê mê zgjonê…
Kêngê…
Me tingujt e tua u ngjize
atêhere, kur jeta e zêri lindi,
Si njê lule pêr tê thênê, “mos mê harro”…
Male me kêngê
Dhe kênga malê, mblodhi jeta.
Oshêtima puthte yjet
E ndriçonte fjalê, tinguj e iso…
Retê ngjyrên fshihnin,
Kur historia bêhej kêngê
Dhe kênga histori
Me aromê toke, mali, baruti e martirê
Nê pagêzimin e saj, Atdhe.
Ahh…
E sotmja kêngê,
trishtim drithêronê:
Pa gjuhê, pa muzik, pa tokê, pa male e pa aromê jete,
baltê e zhurmê mbytur…
Spo dim ç’ngyrê ka?!!
Po ikên, çdo gjê e shpirtit,
Po ikên, si era pa dhimbje
Me tê huajt e martojnê…!
- Je bêrê ca “xanxar”, mê thonê, tê rinjt’.
Nuk dêgjoj mê
asgjê, si mê parê.
Ç’tê dêgjoj?!
Dhe ca qê kanê mbetur si kuptoj mê,
Si nê tokê tê pashkelur, fluturojnê…
Vitet ikin e prap zgjohem
Me dashurin e asaj kênge…
