BallinaVitrina e libritPano Boli-MË VJEN PËR...

Pano Boli-MË VJEN PËR…

Në sallë
Burra hijërendë
Me kollaro të shtrenjta ngjyroshe
Ecje në podium
Si Aleksandri i Madh
Me shpata të ndryshkura
Që korrin fjalë të padukshme

Në sallë
Ca zonja e zonjusha
Me aroma që hundët t’i marrosin
Me qerpikët qendisur
Si Kleopatra me taka të renda
Me Afërditën në krah në podium
Dashuri hipokrite servirin me mirësi

Në sallë
Solemnitet vezullues
Me oratorë e oratore zëëmbël
Buzët të lepijnë
Nga kënaqësia e lavdisë
Me fallcon në krah që buzëqesh
Duke më shkelur tinëz syrin.

Në sallë
Dritat e forta po zbehen
Parakalojnë të kënaqur fitimtarët
Oratorë e oratore
Me çanta të shtrenjta
Me fytyra të pudrosura…
…Ç’hipokrizi me maska

Më vjen për të..
Dhe dorën vë në gojë
Një dozë qetësie dua në kopshtin tim
Me aromën e luleve
Me krahët e pemëve që zgjasin duart
Me dashuri të virgjër
Nga politika të më çdrogojnë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT