Wednesday, March 18, 2026
BallinaVitrina e libritZyba Hysa-Heshtja

Zyba Hysa-Heshtja

HESHTJA…
Zemra i ndjen klithmat e heshtjes,
S’është lehtë t’heshtësh në dhimbje,
Heshtja armike… mike e përpjekjes,
Të heshtësh, pret të gjesh një zgjidhje!!!


Dyfish dhimbje… heshtja në dhimbje,
Heshtja kurrë s’hesht plagërinuar,
Fjalët shkojnë… vijnë me dridhje,
Përmes ajrit… dritë vlagëlluar!


Hesht njeriu kur i ka thënë t’gjitha,
Hesht s’e ndjehet rëndë i penduar,
Kushdo q’hesht… jo s’e ka merita,
S’është meritë… pa argumentuar!


Heshtja është mall q’do të derdhet,
Ajo është flori, kur s’ke çfarë thua,
Heshtja është koha që s’kthehet,


Edhe dielli hesh… po s’u verbua!
Heshja është mendim me symbyllur,
Është gjithashtu puthje mendimesh,


Kush ka heshtur shpirtin ka shtrydhur,
Veç me heshtje… zgjohesh kujtimesh!
Të kujtosh, kur s’ke mundësi takimesh,


Heshtja… si një zjarr q’pret të ndizet,
Nga erërat e kohës, mes këngëzimesh,
Dhe këngëzimet… honeve thithen!


Heshtja është si lutjet drejt Zotit,
(Përherë Zotit i lutemi pa zë!)
Heshtja është si kënga e lotit,
Kur del prej syrit, shpirti s’e nxë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT