Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritZinchenko: Jam shumë krenar që jam ukrainas

Zinchenko: Jam shumë krenar që jam ukrainas

Pasi fitoi titullin e Premierligës angleze për herë të katërt me klubin e tij Manchester City, futbollisti ukrainas Oleksandr Zinchenko tha se e kishte të vështirë të mendonte edhe për futbollin pasi Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.

Duke folur për Sky Sports pasi mbuloi flamurin ukrainas rreth trofeut të Premier League, Zinchenko me emocione e quajti atë një moment të paharrueshëm.

“Jam shumë krenar që jam ukrainas”, tha ai. “Do të më pëlqente që një ditë ta sjell këtë titull në Ukrainë, për të gjithë popullin ukrainas, sepse e meritojnë atë”.

Zinchenko tha se koha që nga fillimi i pushtimit ishte “periudha më e vështirë në jetën time”.

Në një intervistë me Gary Lineker të BBC Sport menjëherë pas fillimit të luftës, mbrojtësi i Manchester City tha se nuk mund të numëronte sa herë kishte qarë që nga fillimi i pushtimit rus, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT