Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Ahmeti-Fshehtësitë e shpirtit

Valbona Ahmeti-Fshehtësitë e shpirtit

Fshehtësitë e shpirtit
Shumë jam lutur t’ kem një rast
t’ m’ i thërmosh ndjenjat e mia
aq shumë desha t’ më shtrëngosh në krahë
t’a kuptosh se ç’ është dashuria


aq shumë desha t’ shkrihem tek ty
ëndrrën time ta përqafoj
t’ i freskoj buzët zhuritur
yjet e natës t’na bëjnë rojë


po ashtu iu luta hënës
vetëm një natë t’ më bëjë konak
t’ i shpalosë fshehtësitë e shpirtit
shekuj nata të na zgjas


desha shumë të njohë parajsën
n’ qiellin me yje e kërkova
gjithë atë ndjenjë që gjatë e desha
n’ buzët tua e shijova

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT