Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritADEM GASHI: DASHURIA KËRKONTE FLI…

ADEM GASHI: DASHURIA KËRKONTE FLI…

tashmë ata të dy duhet të jenë të vjetër
ai plak dhe ajo plakë
rrojnë a s’rrojnë në një përmasë tjetër
u fikën a u dogjën flakë

jo, nuk e di

njëherë e një kohë qenë bërë legjendë
ai dragua ajo kuçedër
as në tokë as në det nuk u lanë vend
mërguan tutje në një përmasë tjetër

dashuria kërkonte fli

…dhe qenë të bukur dhe qenë të rrallë
ah, mos i zëntë shikimi sykeq
dashuri e tyre na bëri përrallë
paj, tash edhe mund të jenë pleq

paçka që s’e dimë, pa çka që s’e di.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT