U VETVARË NATA…
Sonte nata u vetvarë,
yjet ndriçuan degën e shpresës.
Nëpër natë lëvizin zuzarë,
hynë nga dritarja e heshtjes.
Plaçkitën gjithçka, dhe yje,
prej plagëve nata gjëmonte.
Tradhëtarët lëviznin si hije…
hëna fshehur i përgjonte.
Sonte nata u vetvarë,
gjëmoi fort derisa dha frymë.
E morën peng disa tinzarë,
gurë për gurë kokën ia thynë!
DUA NJË BOTË TË GJALLË!
Sa dua ta këmbej,
hidhërimin me gëzim!
Mërzin me lumturi,
dhembjen, me dashurinë
.
Ta këmbej luftën me paqe,
hakmarrjen me drejtësi.
Lotin me buzëqeshje…
ta shoh botën n’lumturi
.
Sa dua ta këmbej,
smundjen me shëndet!
Arrogancën me mirësi…
që planeti të kthehet n’jetë.
Sa dua t’i këmbej
të keqijat me të mirat!
Të zezat me të bardhat…
e njerëzimi t’rralizoi dëshirat.
KËNGA E MERGIMTARIT
Filloi mergimtari,
një këngë për me këndue.
Hajde moj thëllënzë o!
Hajde e këndo me mue!
Ti vargun e parë,
e unë vargun e dytë.
Ta qajmë mallin n’fjalë,
ta qajmë ne me shpirt!
Filloi mergimtari,
një këngë për me këndue.
Hajde or bilbil o!
Hajde e këndo me mue!
Me atë za të amel,
qiellin ta pushtojmë.
Ta shuj sot kët’ andërr,
e bashkë të këndojmë!
Filloi mergimtari, filloi,
këngë dhe lot bashkë.
Bashkë me te qielli lotoi,
malli u ndez flakë!
Buza, këngës ia thotë,
e syve u pikërron loti.
Kudo endet nëpër botë,
këngë e vaj i shkon moti!
