BallinaVitrina e libritGjeorgjina Kapaj-Ndarje e malltë

Gjeorgjina Kapaj-Ndarje e malltë

Malli për ty, si një gur në zemër,
Pesha e tij , si direk flamuri
E stis folenë si rrëpira e egër,
si një fletërënë në vjeshtë nga druri .
Sikur, mbaj peshën e mineralit në brigje,
Më trazon bregun e shpirtin e munduar,
Sjell oborrin e ëndrrave mbetur në vite,
Dashurinë e mbetur si dhuratë e paharruar.
Fjala e dhënë në tërmet e lëkundje,
si vullkan shpërthyes në pallate…
Sa më shumë vite kalojnë e ndjen në supe,
Duke humbur drita e shpresës së madhe.
Të derdhen lot ngashërimi mbi qerpik,
Ndërliksen fjalët si furka e nënës së mirë,
Në ballkonin e shpirtit dëgjoj ligjërim,
Shpesh më ngjan sikur dallandyshet rrinë.
Më trazojnë natën ëndrra, fjalë, mendime.
Ç‘botë tinzare në përqasje pesimiste!
Kur do të kesh ikje?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT