VETËM , SONTE.
Sonte gjumi mori arratinë
Diku larg tek një zemër thyer
Zëri i shpirtit e theu vetminë,
Lotë-mallin atje për t’ë shpjer.
Gjithçka në gjithçka , ëndërr në realitet,
Guxim luaneshe si Romeo e ajo Zhuliet,
Botës t’i dalësh përball në sfidim ,
Jeta dhuratë , jetoje preke dashurinë.
Sonte në grimca atomi , thërrmova
Dhimbjen , heshtjen , vetminë ,trishtimin,
Në ëndërr sonte sa e fortë ,u trimërova
Të prek paksa parajsën,lumturinë gëzimin.
Mëkatare u bëra ashtu ,shijoja meditimin,
Nata , të gjitha dëshirat e tokësorve i di,
nga yllësi e saj , yllin e dëshirës , enkas zbriti,
Tek dritarja ime ,erdhi mori ëndërrën iku.
Diku në planetin që quhet ” Harrimi”,
Ëndërro , medito , dëshirën fshihe ti,
Hëëë , realiteti larg shumë nga përjetimi,
Vajzë me këmbë në tokë , iku ëndërrimi.
Sonte , sonte , vetëm sonte u harlisa pakëz,
Desha të rrëmbej pra magjinë sekrete të natës,
Deti i zemrës u trazua nga valëzat e lumturisë ,
Vetëm për sonte u bëra paksa mëkatare e dashurisë.
