AFROHU
Largohu nga shkretëtira e mendimit
në oazën e jetës po të pres
ma jep buzën e zhuritur
të ta freskoj me flladin e shpirtit.
Afrohu
pemën e jetës bashkë ta ujisim
bashkë t’i vjelim frutat e saj
dhe jeta të vazhdojë në pafundësi
eja po të pres.
Afrohu
një puthje ma jep
ma hap dritaren e shpirtit
vetëm mos me lë
në këtë muzg të mbrëmjes.
Afrohu
puthma ti buzën e shkrumb
largoma zhuritjen
se je dhimbje me plumb
Afrohu
ndizma zjarrin e shpirtit
më lë ta thith shpirtin tënd
të dy një të jemi
një trup
një zemër.
Afrohu
ma jep dorën
bashkë të marrim rrugën
deri në kopshtin e pranverës
së përjetshme
e t’i gëzojmë frytet e dashurisë.
Afrohu
Dhe ma bëj jetën
gjithmonë pranverë.
(28-01-2015)
VESHGJATI
Një dite veshgjati shumë mendoi,
vendosi një tjetër temë të trajtojë,
në zyrën e partisë nisi e shkoi.
Me regjistroni dhe mua,
anëtar dua të jem!
Se jam i devotshëm, do sillem mirë.
Se jam gomar e
sjam veç përtë ngrënë,
do ta shihni vetë,
fjalën ua kam dhënë.
E në çdo mbledhje
ngrihej, diskutonte,
ngulte këmbë si gomari,
e tija të shkonte.
Panë ç’panë anëtarët e tjerë,
T’i japim një vend thanë,
Se na mbeti në derë.
Ranë dakord një post t’i japin,
E punën filloi edhe veshgjati,
e me shumë e bënte nga inati.
Pse kështu menduan për mua,
unë jam gjeni!
Një tjetër vend dua.
E çka më shumë drejtuesi nga unë,
jam punëtor e meritoj më shumë.
Punonte, punonte dhe shqelma hidhte,
një tjetër post mezi po e priste.
E ja një ditë e thirrën nga lart,
një tjetër post ishte në pjatë.
Kemi menduar me vendosmëri,
dirigjent të jesh ti,
shefin tënd ke për të zëvendësuar.
me vendosmërinë tënde e ke fituar.
U vesh veshgjati vuri kollare,
u paraqit në zyre çelësat t’i marrë,
dhe punët i shkuan mbarë,
Ndenji në zyre nja dy vjet
Në detyrë do ngrihet, do bëhet deputet.
Ja pas dy vjetësh erdhi fushata,
veshgjati kudo pas kryetarit,
po e bënte mirë detyrën e gomarit.
Bërtiste, pëlliste, tmerroi dynjanë,
e pas dy muajsh e mori kalanë,
e zgjodhën gomarin deputet
E shefi i madh e thirri vete,
kudo që ke punuar
ke qenë i vendosur
kryetar grupi të kemi menduar,
se i mëparshmi s’pati punuar.
I qeshte buza vesh më vesh gomarit,
do jetë kryetar i grupit deputetëve,
se kish menduar kaq shpejt të ngrihej.
Filloi të besojë se ka aftësi,
pse mos ta drejtojë ai këtë parti?
Filloi gomari para të shkojë,
çdo vit më sipër një rang të zaptojë,
Me zgjedhjet e reja kryetar doli,
të drejtojë një parti të tërë,
me këmbënguljen e tij vend kishte bërë.
Ha ha ha filloi të qeshë,
një ditë partia ime kur të fitojë,
unë kam vendin kryeministër,
shpëtoj për gjithmonë nga kjo kapistër,
do ha ku të dua e si të dua,
ku matet njeri me mua.
Në këtë parti nuk u dashkan mendtë,
duhet këmbëngulje për të zënë vend,
e unë këtë e kam dhunti,
këtë i gjithë populli e di.
Nuk ma kalon njeri e as kali,
shprehje ka mbetur,
ngul këmbë si gomari.
Avash, avash gomari i shkretë,
sheh ëndrra ashiqare të bëhet mbret.
Nuk ka njeri të më zëvendësojë mua,
prandaj këtë popull kaq shumë e dua,
se gjithmonë bën si i them unë,
s’ka rëndësi nëse ka apo jo punë.
Shprehja e Leninit akoma ka mbetë,
populli është turmë
e rregulloj vete.
FANO 15/ 05/2015.
LULJA
Në ballkonin tim, një lule çeli
Për ty e dashur e rrita kujtim
Dhe dhimbja në fyt më ngeli
Kur po kthehesha në vendin tim
Një tufë gonxhesh në kraharor mbështetur
drejt teje po vija me plot dashuri
aromë lulesh në amshim tretur
Në ballkonin tim një lule çeli në vetmi
