Saturday, March 14, 2026
BallinaVitrina e libritMonda Hamitaj-VARGJE TË TRISHTA

Monda Hamitaj-VARGJE TË TRISHTA

VARGJE TË TRISHTA
Ka kohe qe vargu e ka humbur rrjedhen ,
Dhe brenda meje derdhet kuturu ,
Ne labirintet e shpirtit perplaset ,
Leshon shkreptima , me ule ne gjunje

.
Dhe sot ashtu prej shpirtit rreshqiti ,
Dhe dhimbjen e shtroi si bryme ne ajeri,
Me lotet e mia thuri cerdhen ,
Iku drejte qiellit , u kthye serishte.


E ndjeja brenda meje vlonte,
Sic vlon rakia ne kazan ,
Me mpiu te teren , zeri s’punonte
Mes telave luante sinfonine “mall “


U trete per nje cast ne erresiren e shpirtit ,
U shfaq serishte ne dy flakeza qirinjesh
Qe digjeshin e digjeshin mes territ te mallit
Tymosnin me larte mes buzeve shushurimë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT