Ardhmëria jonë…
Më mbani fortë,mos më lëshoni,M
Se të tillë ju edukova,
Deri tani vetëm lumturi,nga ju unë morra,
Ju që më rrini pranë,në peripetit e jetës,
Ju që ndajmë s’bashku, rrugëtimet e jetës,
Ju që me ngrohtësin tuaj,më rrini pranë.
Me ju unë forcën e kam.
Ju që më jepni jetë, për të vazhduar,
Edhe kur lodhja mē kaplon, me ju ç’lodhem,
Ju që në ç’do sfidë, ma mbajtët t’fortë dorën.
Ju që pa ju jeta ,sdo kishte kuptim,
Ju që edhe kur hapi syt, në agim ,
Me ju lehtë frymarrjen e kam,
Ah sa ma lehtë ndihem, kur e di që ju kam,
Me ju s’ bashku, ndajm dhimbjen.
Mos lashtë zoti,askend pa ta,
Ju që mi dhat kuptim, jetës time,
Ju që ndam s’bashku, gëzime e hidhërime.
As s’mund t’ju përshkruaj, as t’ju krahasoj,
As me ujvarat e pashterura,
As me diamantet më të ç’muara,
Të shkretetirës së Saharës,
As me tjetër çmim,
Ju që na falni dashuri,respekt, e mirësi,
Ju paqim me jetë,e jona ardhmëri.
…………………………………..
U ngrita përsëri..
Edhe kur jam n’mendime të thella
Shpirti im rrezaton çiltërsi,
Nuk më trazojnë as valët zvarrëruar.
Sikur pluhuri lart do ngrihem në lartësi.
Eh sa herë me rrëzoi jeta,
Po sërish u ngrita e pa trazuar,
Zoti më fal shpresë për të vazhduar.
Jo jo nuk më theu jeta mua.
Për ca ditë u plagosen syt e mi,
U ngrita nga e kaluara e hidhur,
E mbështjellur me krenari,
Po njësoj si era,u ngrita përsëri.
Jam njësoj si dielli e si hëna,
Në batica e zbatica jam në harmoni,
Jam ëndrra e shpresa që nuk shuhet,
Unë u ngrita në këmbë përsëri..
………………
Sot dua…
Sot dua t’jem pranë teje, n’detin valë e valë,
Tek ti bukuri natyrore, o bregdet shqiptar.
Ato valët e tua, që vijn plotë rrëmbim,
O vend i shtrenjtë i shpirtit tim…
Ti që qon dallgët në breg,përpjet i lirë,
E unë e lehtësuar me dallgën n’përqafim.
Tani i ndiej,me shpirt t’përmalluar,
Sot ndiej mungesën e rërës së bekuar,
Sa e lumtur do isha, në bukurin magjistare,
Shpirti im të lundroj në jehonën buçimtare.
Aty ke rëra ti pikturoj ndjenjat e mija,
E ti ngjyros me ngjyra nga spektri i ylberit.
E detit tja shprehi gëzimin,n’këtë çast,
Ta uroj veten,rrugëtimi ynë bashkë.
Urimet më dalin nga çdo qelizë e imja,
E në thellësin e detit ti hudhi të gjitha t’ligat.
……….
Nuk ka festë për ne…
Sot mu fikësuan syt,tek një 5-6vjeqar,
Me zërin e ngjizur më erdhi afêr pranë.
Këmbë zbathur e leckosur,e fytyrë të palarë,
Rrugës mbi kalldrëm,këmbët thumbon,
Kërkonte lëmoshë nga ne,festën ta festoj,
1Qershorin dua edhe unë sot ta gëzoj..
Më rrodhi në faqe një lot si vullkan,
Dhe dorën e zgjata tek ai që kisha pranë.
Deri kur kështu,ah sa e padrejtë,oh jetë ti,
Kur të tjerët rriten në luksin,plotë pasuri.
Tek ecim trotuareve të qytetit,ndiejm dhimbje,
Dëgjojmë lutjet migjeniane të shekullit të ri.
Të varfërit zgjohen e ngrysen në rrugë,
Ç’do ditë vjen e rritet,si uragan plotë egërsi.
Vallë kur do ta kurojmë këtë tragjedi,
Me zgjatje duarshë rreth teje,e plotë lemeri.
Me shpresë ditët me rradhë po kalojnë,
Festa e tyre jo jo,nga ta nuk festohet.
Ah sa më qau zemra,për të gjorin fëmijë,
I zbathur e i xhveshur,sy të trishtuar,
Nuk i ndiejn aget e mëngjeseve,të lumturuar.
Shtrati i tyre në rrugë,lëmoshë për t’kërkuar
Zgjohu Migjen nga varri,e shkruaj poezi.
Mjerimi n’kthetra të ashpra,nuk po gjen qetësi.
………….
Bota e krimit…
T’mbyllur në botën e dhimbjes,
Të strehuar në këtë dashuri të akulltë,
Të etur pêr dashurin e munguar,
Dhimbje shpirti e trazuar..
Dashurin ua tretën,ia mohuan,
Ata qe i sollën në këtë botë,
Pa dashuri e përkujdesje,
Botë e trishtuar,e mbushur me lot.
Shikimi tyre u tret në këto dhoma,
Në dhoma t’zhurmave rrênqethëse,
Të etur për ngrohtësi e përkëdhelje,
Ah botë plotë mistere..
Me vite presin një dorë qê ti ledhatoj,
E t’ju fal ngrohtësi shpirtit të brishtë,
Zgjatin duart dhe syt shiqojnë derên,
Dorën shpëtimtare,e mungesë loti në sy.
Të vrarë n’shpirt që kur hapën syt,
Ju mungoj aroma e këndshme,
Ndjenja të cunguara,në botën e krimit,
Ah botë vrastare,në klithma vajtimi.
Ngushëllimi tyre mes kater mureve,
Vaji i tyre qan male e fusha,
Rriten të pafajshëm në rutinë,
Me shpresë për një përqafim..
Erdhën në botën e akulltë,
Deri sa një shpirtbardhë,
Zgjat duart dhe ua largon,
Lotin e pritjes,
Prapa ti lenë muret e pikturuara,
Që gjetën prehjen e tyre,
Me mallin e familjes së munguar…
Mihrije Telaku
