Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa-Heroina

Imer Hysa-Heroina

HEROINA
(Kenge, Kushtuar heroinës Hyre Emini)

Ishe në moshën e vajzës sime
Kur lufta të trokiti në derë,
Endrrat rinore sfidove Hyrie
Në krah hodhe maliherë.

Për lirinë s’mund të toleroje
Ta nëpërkëmbnin kurrsesi,
Jetën tënde asaj i dhurove
Në moshën e artë të rinisë.

Sot ja tek jemi para teje
Përulur respekt dhe dashuri,
Kurora e vendosur prej meje
Eshtë dhe nga fëmijët e mi.

Ti sot prehesh në altarin e lirisë
Madhështore mbi monument,
Të gjitha i dhurove plot dashuri
Për atë që kish nevojë ky vend.

Ndaj sot tek jemi para teje
Përulemi gjith respekt e dashuri.
Heroina me e re në botë Hyrie
Moshatare me fëmijët e mi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT