Thursday, December 25, 2025
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-TRILOGJIA E TRI NËNAVE GJAKOVARE

Sylejman Salihu-TRILOGJIA E TRI NËNAVE GJAKOVARE

TRILOGJIA E TRI NËNAVE GJAKOVARE

Nëpër vite,
E para pret djemtë,
E dyta pret djemtë,
E treta pret djemtë,
Që tigrat ua kishin marrë një ditë me shi,
Me 27 prill 1999.

Përditë dhe përvjet u shtohen thinjat,
Përditë dhe përvjet u shtohen rrudhat
Perdite dhe pervjet u shuhen shpresat.

Prit e prit,!
Prit e prit!
Prit e prit!

Kur po hapet porta,
Kur po çahet aorta.

Jeta është bërë pritje,
Nga mëngjesi në mëngjes,
Nga vesa në vesë.

Jetohet dhe vdiset,
Duke e lypë si lypës vdekjen çdo ditë?

*

Nënë Pashka një ditë i mblodhi eshtrat e saj,
Hodhi benzin dhe i ndezi me shkrepsë,
Tha: le të bëhem qiri mbi varre,
Që t’ i ngroh dhe t’ u bëjë dritë djemve të mi.

*

Nënë Ferdonia dhe nënë Zoja jetonin përsëri,
Duke pritur vdekjen e vet,
Edhe sihariqin e zi.

*

Një ditë edhe nënë Zojës i plasi zemra,
Dhe shkoi te pesë yjet e saj në qiell,
Tha: s’ mundem më pa dritēn e tyre.

*
Por nënë Ferdonija pret ende,
Nga mëngjesi në mëngjes,
Dhe flet çdo ditë me kujtimet e jetës,
Dhe pret çdo ditë djemtë dhe vdekjen që ende s’ i erdhën,
Që të bëhen bashkë të gjithē në sofrën e madhe përtej jetës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT