Vjen një rrugë
Vjen një rrugë, më merr me vete,
Më dërgon në dhjetra vende
Pas nëntë malesh e nëntë detesh
M’i dërgon zogjtë nëpër çerdhe.
.
Me shtatë krahë e shtrëngoj birin,
Më pret fara, stani, shkronja
Tej, në Lindje mpreh shikimin,
mos më gjejë verbuar koha.
Fluturoj si klithmë çajkore
Pulëbardhë pa liqen.
O moj rrugë,që kthim nuk solle
Lëmë një çast të shmpihem krejt
.
Lemë ,o kohë,me halle mbushur ,
t’i përcjell djalit uratën.
Të marr zjarr nga sytë e bukur
Të marr dritë që të shporr natën.
Lemë mes ëndrrash të lundrokam
Pranë syrit që njom gurra .
Sill një këngë të më marrë hopa
Në shpërgenj të zgjoj ninulla.
E sërish ,o udhë, kërkomë,
Më jep lotë, por edhe puthje.
Kur të hap e mbyll një portë
Në pëllëmbë më vër një lule.
Pa më pyetur kurrë qepallat
Më jep gjumin, ma bëj zgjimin
Kur të shtosh thinjën e bardhë,
Më kujto si përrallë blerimin
…Vjen një rrugë e më kërkon
më dërgon ku s’ta zë syri.
Çerdhja zgjohet ,përcjell zogjtë
Me urimin për Rikthimin.