BallinaKulturëVlerësim për Matin,për shkrimtarët e poetët matjanë,por edhe për lexuesit matjanë të...

Vlerësim për Matin,për shkrimtarët e poetët matjanë,por edhe për lexuesit matjanë të librit,zhvillimi i Panairit të Librit

Shkruan Rubjana Nika

Vlerësim për Matin,për shkrimtarët e poetët matjanë,por edhe për lexuesit matjanë të librit,zhvillimi i Panairit të Librit pikërisht në Burrel.S’kish si të ndodhte ndryshe,se pikërisht në këto troje,më 1462, u shkruajt e u shqiptua Formula e Pagëzimit nga Pal Engjëlli dhe pikërisht nga kjo krahinë u shfaq autori i ndritur i”Doktrina e Krështenë ” e Pjetër Budit,ndër autorët e parë të letrave shqip.E meritonim,se Mati ka nxjerrë nga gjiri tij figura të çdo dimensioni,nuk i kanë munguar e nuk i mungojnë lexuesit e krijuesit,artistët e historianët…Dy ditë të lodhshme,por me mbresa e përjetime ndryshe.
Dy ditë feste,ku sheshi “A.Zogu” dhe sheshi para Bashkisë,gëluan nga nxënës shkollash,të rinj,të moshuar,fëmijë,artdashës e libradashës që nxitonin të bëheshin pjesë në këto evente,ose t’i shijonin ato në çdo mënyrë të mundshme…lojëra,gatimet,këngë e valle popullore.Librin ta rrokte syri ngado…
Pjesë e këtij Panairi ishin gati 20 shtëpi botuese,numër i konsiderueshëm për një qytet të vogël.Për të promovuar librat e tyre,shkrimtarët e mirënjohur si,V.Canosinaj,e N.Dokle kishin zgjedhur Burrelin pikërisht në këto dy ditë Panairi.Pati promovime dhe nga autorë matjanë me librat e tyre në prozë e në poezi,si;i mirënjohuri poeti B.Bushkashi,poetja me të ardhme V.Nika,poetja e apasionuar E.Basha.Nuk mungoi proza,por edhe monografi, publicistikë,studime historike e arkeologjike,etj…
Unë u paraqita me librat e radhës me poezi,”Thirrje gjaku” dhe “Ritmim” Promovimet u drejtuan nga i nderuari,matjani ynë, B.Gjoka,studiues ,Lindita Doda,poete e mësuese e mirënjohur,Hamdi Hysuka,kryetar i Klubit P.Budi.Nuk munguan çmimet e dhëna,ku çmimin për poezinë e mori B.Bushkashi

👏

Emocione më fali interpretimi i poezisë së F.Gjestilës për Nënën nga L.Doda,por nuk mbaroi këtu…
Emocionet vazhduan dhe gjatë promovimit të librit studimor “Kultura iliro-arbërore në luginën e Matit” të dajës tim të ndjerë, historiani-arkeolog Dilaver Kurti,ku pata kënaqësinë të lexoj materialin rreth këtij libri dhe i biri ,Artani u përlot…Respekte Tani,po e vazhdon më së miri rrugën e babait tënd,po e plotëson amanetin e pathënë…
Krenar Mati për Dilaverin,krenar edhe për të birin…
Emocionet vazhduan edhe gjatë promovimit të librave të mi,sidomos
kur shoqja ime e hershme Lindita,lexoi poezinë kushtuar djalit tim të vogël.Interpretimi i saj gjithnjë më emocionon…
Por lodhja dhe emocionet shpërblehen kur eventet shkojnë mirë,kur merr vlerësime e suporte.
Promovimi i fundit ishte për librin e z.H.Pasha me librin “Kur koha flet me emra”,ku morën pjesë edhe Kryetari i Bashkisë A.Bojni,deputeti i Matit ,ish -kryetari i Bashkisë Mat
z.A.Malaj e të tjerë.
U përcoll pozitivitet,pavarësisht ngjyrimeve politike,ideve e mendimeve,sepse ishim mbledhur për librin e libri nuk i njeh këto,ai mëson pa dallim,dallimet i bëjmë ne…Respekte për organizatorët
e këtij eventi,Bashkinë Mat,Pallatin e Kulturës Burrel me drejtorin e përkushtuar Sokol Meta, shkrimtarët,studiuesit,lexuesit a libradashësit,respekte për qytetarët matjanë që e vlerësuan
duke treguar qytetari e përgjegjësi,
duke u blerë si dhuratë të veçantë fëmijëve,libra…
Ku ka dhuratë më të bukur se libri…
Mbetemi me shpresë e besim që një aktivitet i tillë të zhvillohet sërish e sërish në qytetin tonë…

Artikulli paraprak
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT