MOS NA BRAKTIS!…
Jeta është sfidë, arenë e gjerë
Na vë në sprovë qindra dëshira,
Por rri ku linde, ku rrite shtatin
Ku i kalove ditët më t’mira.
Rri ku shtron sofrën dora e nënës
Ku sjell ushqimin me kënaqësi,
Ku i ke afër gjithë famijlarët
I kalon ditët me ëmbëlsi
.
Atje larg nesh vështirë i gjen
Miqtë që të duan, se gjen vëllain,
Edhe kur malli ta këput shpirtin
Je i vetmuar, pa nënë, babain.
Se nuk është jeta sa për të thënë
Vijë lineare, as qiparis,
Porse ka vlerë kur jemi bashkë
Prandaj mos shko, mos na braktis!…