BallinaSportSpalletti paralajmëron një tjetër Zhegrovë: Mund të bëhet top lojtar

Spalletti paralajmëron një tjetër Zhegrovë: Mund të bëhet top lojtar

Luciano Spalletti i ka dërguar një mesazh të madh Edon Zhegrovës, duke vënë në pah potencialin e jashtëzakonshëm të yllit kosovar.
Trajneri i Juventusit, në një intervistë për “Tuttosport”, është pyetur edhe për Zhegrovën dhe nuk ka kursyer elozhet për 26-vjeçarin.
“Zhegrova? Nëse mund ta kompletojë veten edhe pak më shumë, do të shihni një tjetër Zhegrovë. Ai mund të bëhet top lojtar”, ka deklaruar Spalletti.
Një mesazh i fuqishëm nga trajneri italian, i cili beson se potenciali i Zhegrovës është edhe më i madh se ajo që ka treguar deri më tani.
Teknika, shpejtësia, driblimet dhe aftësia për të bërë diferencën në duelet një kundër një janë ndër armët kryesore të kosovarit.
Spalletti e ka të qartë: nëse Zhegrova arrin të kompletohet edhe pak më shumë, mund të shfaqë një version edhe më të frikshëm të vetes.
Më e mira e Edon Zhegrovës? Sipas Spallettit, ende nuk ka ardhur./Gazeta Olle

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT