BallinaSportMessi drejt pensionimit, mesazhi emocional: Faleminderit që më deshët kaq shumë

Messi drejt pensionimit, mesazhi emocional: Faleminderit që më deshët kaq shumë

Lionel Messi ka përcjellë një mesazh emocional, duke thënë se ka ardhur momenti për t’u larguar dhe se këtë po e bën me zemër të qetë, pasi ka dhënë gjithçka për fanellën e Argjentinës.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë pritet të pensionohet nga Argjentina, ndërsa ndeshjen e fundit me kombëtaren do ta zhvillojë në miqësoren ndaj Beninit më 7 tetor, në orën 01:00 sipas kohës lokale.

Para zhvillimit të kësaj ndeshjeje, Messi ka ndarë një mesazh për të gjithë argjentinasit, duke i falënderuar për mbështetjen dhe dashurinë e treguar ndër vite.

“Momenti ka ardhur. Largohem në paqe, sepse kam dhënë gjithçka.

Kjo fanellë ishte ëndrra ime, krenaria ime dhe jeta ime për shumë vite.

Faleminderit që më deshët kaq shumë, faleminderit për mbështetjen.

Do t’ju mbaj gjithmonë me vete”, shkroi ai.

Në përgjithësi, Messi ka zhvilluar mbi 207 paraqitje për Argjentinën, duke kontribuar me 125 gola dhe 68 asistime.

Me kombëtaren, ai ka fituar Kupën e Amerikës në vitet 2021 dhe 2024, ndërsa arritja më e madhe mbetet triumfi në Kupën e Botës 2022./Sinjali/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT