Sipas masave të reja, për të shfrytëzuar transportin publik duhet të kenë një dëshmi që janë të vaksinuar apo testin negativ të Covid-19, por një qytetari të cilit i është kërkuar kjo dëshmi në njërën nga linjat urbane në Prishtinë, ka pasur një përgjigje epike
Klan kosova, ka përcjellë nga afër se a po respektohen masat e reja të marra nga Ministria e Shëndetësisë gjatë përdorimit të transportit publik nga qytetarët.
Por një qytetar jo vetëm që ka refuzuar të tregoj certifikatën e vaksinimit por reagimi ka qenë epik.
“Dil jashtë”, i është përgjigjur qytetari personit përgjegjës për kontrollin e certifikatës vaksinës në momentin që i është kërkuar kjo dëshmi.
Duhet theksuar se Ministri i Shëndetësisë, prezantoi të dielën masat e reja Anti-COVID. Latifi me këtë rast bëri të ditur se qytetarët duhet të paraqesin dëshminë se janë të vaksinuar, apo testin negativ të COVID-19 nëse duan të shfrytëzojnë transportin publik dhe privat